Largohet për fundjavë me shoqet, letra që i lë bashkëshortit bën xhiron e rrjetit

534
0

Një nënë nga Illinois ka bërë xhiron e botës në internet me letrën e saj të hapur shkruar bashkëshortit para se ta linte atë vetëm me fëmijët për një fundjavë. Meghan Maza Oeser një mama 36 vjeçare nga Illinois me profesion fotografe, vendosi të bëjë disa ditë pushim nga profesioni i saj parësor “mëmësia”.

Përpara se të nisej me pushime me mikeshat, ajo u siguria që pas largimit të saj gjithçka do të shkonte mirë mes bashkëshortit Kevin dhe fëmijëve. Letra e hapur e cila këshillonte babain e fëmijëve si të sillej, bëri mjaft bujë në internet.

Meghan përshkruan se si do t’i duket fundjava burrit pa të që nga momenti që ai do të kthehet nga puna, duke vijuar që t’i referohet fëmijëve si “të tjerët”. Ata do të grinden për çdo gjë, shpjegoi ajo, duke e quajtur atë moment të caktuar të ditës si “ora e ferrit”.

“Një letër për burrin tim pasi po iki për fundjavë me vajzat. Po ta shkruaj këtë pa dashuri, por mos ki frikë. Dua të të them disa gjëra përpara se ta përballosh këtë fundjavë i vetëm… me të tjerët. Nata, dita, orari i mëngjesit, dhe diku nga dreka mund të ngatërrohet lehtësisht me ferrin, dhe Satanin që del si një Poni i Vogël. Ka shumë mundësi që Quinn të jetë me nerva, Penny i ka veshur asaj rrobat e Elsas, dhe Penny do të jetë po aq me nerva sepse Quinn do ta thërrasë atë vetëm Anna”, shkruan nëna e fëmijëve.

Në darkë, Meghan shkruajti se do të ketë kaos në kërkesat që do të kenë “të tjerët” për ushqimin, me kërkesa të shumëllojshme që nga hot-dogët, deri te picat, si dhe paninet me djath. Në fund të gjithë do të hanë drithëra për darkë. Por sipas Meghan, darka nuk është asgjë nëse krahasohet me betejën epike që është koha përpara se fëmijët të bien në shtrat për të fjetur.

“As mos guxo t’i japësh ndonjë gjë tjetër përveç një këmishë nate Pennyt. Dhe nëse nuk arrin ta gjesh, vazhdo kërko. Ajo do të të kërkojë këmishën e saj të natës me Minnie Mouse, por pasi t’ja veshësh, ajo do të ulërasë sepse mëngët qartësisht ia rrjepin ato dreq krahësh.

Më pas, kur fëmijët e tjerë duket se po “qetësohen menjëherë”, që të gjithë, një nga një, do të ngrihen së shpejti për gotat me ujë. Mëngjesi është shumë i njëjtë me darkën. Dotë jetë një shfaqje e tillë që ju do të harroni të hani dhe të keni nevojën për të konsumuar shumë kafe”, përfundoi ajo duke e lënë të shoqin vetëm me njëmijë e një pse?

Që nga ndarja e letrës së saj në Facebook të premten, së bashku me një imazh të saj që dilte nga dera me valixhe në njërën dorë dhe shishe me pije në tjetrën, ajo është ndarë më shumë se 70.000 herë dhe është pëlqyer më shumë se 97.000 herë./b.l/noa.al/