Kthesë e papritur! Ministri ukrainas habit me deklaraten dhe ‘shuan’ shpresat për fundin e luftës: Rezistenca e ashpër e ushtrisë ukrainase dhe popullit në terren, do te..

113
0

Kthesë e papritur e Ukrainës në lidhje me fundin e luftës.

Nëse deri dje të gjithë ishin të bindur se një marrëveshje mes Ukrainës, dhe Rusisë ishte e afërt, mëngjesin e sotëm, këto shpresa duket se janë shuar disi.

Është ministri i jashtëm i Ukrainës, ai që e konsideron të largët mundësinë e një marrëveshje në momentet që flasim, me Rusinë që vijon të bombardojë zona ku ndodhen civilë.

“Duhet të jem i qartë, të dy delegacionet, ai rus dhe ai ukrainas, janë larg arritjes së një marrëveshjeje për situatën aktuale”, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një intervistë për CNN.

“Ka një sërë faktorësh, që bëjnë një ndryshim në pozicionin rus në bisedime.

I pari është rezistenca e ashpër e ushtrisë ukrainase dhe popullit në terren, dhe i dyti janë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, të cilat shkaktojnë kolaps dhe vuajtje të ekonomisë ruse. Faktorët që e detyruan Rusinë të ndryshojë pak pozicionin e saj”, ka thënë Kuleba.