Kapen duke bërë magji para një shtëpie, pronari publikon pamjet (Video)

706
0

Kamerat e sigurisë pranë një shtëpie në Prizren kanë kapur një veprim të çuditshëm të dy femrave

Ato shihen teksa i afrohen një shtëpie dhe hedhin diçka te hyrja e saj dhe te dera, shkruan Gazetametro.net.

Pronari i kësaj shtëpie në Prizren, nga kamerat e sigurisë ka vërejtur para disa netëve, lëvizjen e dy personave që duken të gjinisë femërore, të cilat bëjnë disa veprime të çuditshme para dyerve të shtëpisë së tij, e cila gjendet afër QMF-së numër 2 dhe shtatores së dëshmorit, Pal Paluca.

Pronari i shtëpisë, i cili ka dërguar pamjet për mediet lokale, thotë të jenë shokuar së bashku me familjarët e tjerë, nga ky veprim i këtyre personave të panjohur për të dhe familjarët e tij.

Nga veprimi, dyshohet sikur këto femra aplikojnë ritual të magjisë, duke hedhur diçka në hyrje dhe derë të shtëpisë. Të gjithë komentuesit që kanë parë këtë video në mediet lokale të Prizrenit, pretendojnë se kjo është magji.

Pronarët nuk kanë vërejtur ndonjë gjë, e që me shumë gjasë, ajo që kanë hedhur këto dy femra mund të ketë qenë ujë.