Demokrati i Berishës bën gafën e madhe, fton të pranishmit të votojnë Lulzim Bashën, te pranishmit nuk permbahen.. (Video)

80
0

Nisin ‘perlat’ e fushatave.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në bashkinë e Vorës ku prezantoi kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për 6 marsin.

Ndërkohë, folësi i parë në këtë takim ka ngatërruar emrin e kandidatit të Berishës, Lulzim Vrana duke e quajtur Lulzim Basha.

Në një moment të fjalimit të tij ai tha se emrin e Lulzim Bashës si kandidat, por e kuptoi menjëherë lapsusin për shkak të afërsisë së emrit.

‘Ju përgëzoj dhe të gjithë në 6 mars. Të nxjerrim kandidatin tonë, Lulzim Basha… zotin Lulzim Sefer Vrana, kryetarin e bashkisë Vorë’, deklaroi folësi. Deklarata ka kaluar me ilaritet te të pranishmit.