Ju pëlqen kuzhina italiane? Ja disa sekrete, të cilat kuzhinierët italian i ndjekin me përpikmëri

782
0

E bukura e të mësuarit se si të gatuajmë ushqime të përsosura italiane në mënyrën e duhur është se nuk do të na duhet të shkojmë në restorant sa herë që na merr malli për një pjatë të mirë me makarona. E bërja e makaronave të përsosura ka disa sekrete, të cilat kuzhinierët italian i ndjekin me përpikmëri sa herë që përveshin mangët dhe vënë tenxheren në zjarr. Prandaj për të përsosur aftësitë tuaja po ju japim disa këshilla.

Shtoni një sasi të mirë kripe, ndërsa uji valon

Sigurisht që të gjithë ne e dimë rëndësinë e kripës në gjellë, e të njëjtën rëndësi e ka edhe tek makaronat. Por cila është sasia e duhur e kripës që duhet të hedhim? Raporti i saktë është një lugë gjelle për katër gota ujë. Ju duket se ka shumë kripë? Epo duhet të keni parasysh se uji juaj i makaronave duhet të duket si ujë deti.

Përdorni pirunin e makaronave për të matur saktë një racion

Sekreti për të matur një racion makarona në mënyrë perfekti ndodhet tek mjeti me të cilin ne po i përgatisim ato. Matja e tyre me pirunin e gatimit di t’ju japi sasinë e duhur për një person.

Zgjidhni llojin e makaronave sipas salcës me të cilën doni ti shoqëroni

Makaronat nuk juanë të gjitha njësoj, për këtë ekzistojnë ato me forma të ndryshme. Është e rëndësishme të zgjidhni llojin e duhur të makaronave për salcën që kërkoni të përdorni, pasi ajo ngjitet në to dhe plotëson formën e makaronave në mënyra të ndryshme. Për shembull provoni të gatuani karbonara me spageti.