Jetonte me qen ne shtepi prej 9 vitesh, ai i kafshoi krahun deri sa ia këputi

1112
0

Një grua ka paralajmëruar njerëzit për pit bullët, pasi qeni i saj “i mirë dhe besnik” prej 9 vitesh papritur iu sul duke i këputur krahun.

45-vjeçarja Yasmin Adam i mbijetoi për mrekulli sulmit të dhunshëm që mund t’i kishte marrë edhe jetën. Gruaja po mundohej të ndante qenin nga loja me dy qentë e tjerë të saj, kur papritur ai e kafshoi në vesh dhe në krah.

Sipas amerikanes Adam, pit bulli nuk ia lëshoi krahun për 9 minuta me radhë, derisa policia erdhi dhe e qëlloi.

“Pasi më kafshoi veshin, u kthye në vendin e tij. Unë nuk ndjeva dhembje, ndoshta nga shokimi. Mendoj se shija e gjakut bëri që të kthehej dhe të më kafshonte krahun më pas. E tërhiqte kockën e krahut pa pushim dhe unë u dorëzova, nuk bëja më rezistencë. Mendova se do të vdisja”, kujton Adam.

Mjekët u munduan ta shpëtonin krahun e 45-vjeçares për 3 javë radhazi, derisa vendosën që nuk kishte rrugë tjetër veçse amputimit.