‘Je ndryshe sot’ Cfare po ndodh? Beatrix kupton se diçka nuk shkon me sjelljen e Donaldit

65
0

Donaldi duket se ka ndryshuar sjellje me Beatrix pas Prime-t.

Kjo gjë u vu re menjëherë nga ndjekësit, por tanimë dyshime ka edhe vetë Beatrix për sjelljen e tij.

Gjatë një bisede ,ku ajo ndodhej shtrirë po i thoshte Donaldit se ai i dukej ndryshe sot.

Beatrix: Je ndryshe sot.

Donald: Si ndryshe?

Beatrix: Nuk e di.

Donald: Për mirë apo për keq?

Beatrix: Je ndryshe.

Donald: Po për mirë apo për keq?

Beatrix: Nuk e di, nuk di ta përcaktoj.

Donald: Thjesht mërzitem, stresohem këtu nga situatat…

Afrimiteti i tyre duket se ka ndryshuar që pas hyrjes së Romeos.

Madje në një video, e cila po bën xhiron e rrjetit vërehet se Donaldi refuzon ta puthë Beatrix.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin, pasi para tre ditësh supozohej se ai i kishte gjërat shumë të qarta:

“Çfarë po mendon?”,- e pyeti Beartix një moment, ndërsa ata po qëndronin bashkë.

“S’dua të mendoj asgjë, nuk dua t’i fus vetes stres kot. Ndikon tek mua dhe tek ty. Unë gjërat i kam shumë të qarta”,-tha Donaldi.