Ikën nga lufta në vendin e tyre, ukrainasit e pare vijne në Shqipëri, ja gjeja e pare qe kerkuan

533
0

Mbi 20 ukrainas janë futur në Shqipëri nëpërmjet Qafë Thanës nga nisja e luftës.

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që shumë civilë ukrainas të braktisin vendin nga lufta. Ata janë duke shfrytëzuar kufijtë tokësorë për të ikur nga rreziku i luftës. Sipas burimeve nga Q. Thana gjatë këtyre ditëve ja ë futur mbi 20 ukrainas si familje dhe individë. Por nuk kanë kërkuar ndihmë nga policia për strehim apo nevoja të tjera.

Burimet thonë se një pjesë e shtetasve ukrainas kanë blerë apartamente në zonën bregdetare dhe shtetasit e ardhur mund të jenë prej tyre që akomodohen atje. Ndërkoh 1 çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në Pogradec ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.