Iken dimri, moti merr kthesën e papritur në mesjavë, ja cfare thtote sinoptikania

79
0

Java e dytë e shkurtit duket se ka rezervuar një mini pranverë për vendin tonë.

Meterologia Drinalda Shaholli bën me dije se pjesa e dytë e kësaj javë do të sjellë temperatura deri në 19 gradë.

Sipas saj temperaturat janë si pasojë e masave ajrore që vijnë nga pjesa jug-perëndimore e kontinentit.

“Kjo javë do të jetë në dominimin e temperaturave që do të jenë nga jug perëndimi i kontinentit duke bërë që mot i ngrohtë dhe me temperatura të larta të jenë dominuese gjatë gjithë javën. Deri ditën e mërkurë termometri do të ngjitet në vlerën maksimale 16 gradë dhe ditën e enjte dhe të premte do të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave. Në pjesën e dytë të javës së shkurtit do të përjetojmë një mini pranverë pasi temperaturat vlerat maksimale do të kenë deri në 19 gradë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se vendi do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe të diellit, duke lënë pas motin e paqedrueshëm dhe reshjet e shiut duke filluar nga e enjtja.

“Kjo pjesë e parë e javës mbetet nën masa ajrore të paqëndrueshme pasi reshjet e pakta dhe të izoluara të shiut do të jenë prezentë në jug dhe në shtrirjen perëndimore të vendin. Duke filluar nga dita e enjte i gjithë vendi do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe në fundjavë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Gjithashtu meterologia ka bërë me dije se kjo valë e ngrohtë do të ndikojë dhe në vendet e rajonit në Maqedoninë e Veriut ku temperaturat do të jenë deri në 16 gradë dhe në Kosovë deri në 14 gradë.