I zoti i vdekur prej dy vitesh, s’e prisni atë që i’u gjet beratasit në banesë

540
0

“Ikën macja, lozin minjtë!” Kjo është një shprehje e përdorur gjerësisht dhe gjen vend herë pas herë në situata të ndryshme.

Është kjo ajo që mund të vlejë edhe për një rast të ndodhur këtë të enjte në Berat.

Gjatë ditës së djeshme u referuan materialet në Prokurorinë e Beratit, pa autor.

Kjo pasi nga kontrolli ushtruar në banesën e pabanueshme në pronësi të shtetasit Z.H,, i cili kishte vdekur para dy vjetësh, u gjet një sasi lëndë narkotike kanabis sativa.

Dyshohet se banesa e të ndjerit përdorej si vend për të fshehur lëndën narkotike nga persona të ndryshme.

Në këto kushte policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.