I përhumbur dhe i vetëm në lokal, Lulzim Basha fotografohet si qytetar i thjeshtë

82
0

Dy ditë pas dorëhqjes nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është fotografuar si qytetar normal në një lokal të kryeqytetit.

Nëse dje u kthye në selinë blu për të marrë gjërat personale që kishte në zyrën ku kishte “mbretëruar” plot 9 vite, nga humbja në humbje, sot ka menduar të relaksohet plotësisht.

Gazetari Arianit Filopati e ka fokusuar vjedhurazi me celularin e tij në një lokal afër ish-shtëpisë së tij, të vetmuar, të menduar dhe disi të përhumbur.

Me siguri po reflekton, sikurse nënvizoi pas disfatës së 6 marsit, por tashmë me veten e tij, pa peshën e përgjegjësisë së kreut të opozitës shqiptare.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Basha në vazhdim, nëse do të kandidojë sërish për kreun e PD në zgjedhjet për drejtuesit e rinj të demokratëve apo do të qëndrojë si deputet i thjeshtë deri në fund të mandatit.