I pakënaqur me rrogën 18 milionë lekë në muaj, habit Baton Haxhiu: ‘Meritoj 100 mijë euro’

190
0

Publikimi i të dhënave dhe pagave të qytetarëve ka vënë në lëvizje qeverinë dhe organet e drejtësisë. Lidhur me këtë çështje ka folur gazetari Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”, i cili ka dënuar publikimin e pagave të qytetarëve shqiptarë dhe ka shprehur shqetësimin për nxjerrjen e këtyre të dhënave personale.

Haxhiu u shpreh se rroga e tij nuk ka pse të bëhet publike pasi këto janë të dhëna sekrete personale dhe se personat që i kanë ekspozuar duhet të dalin para drejtësisë.

“Është e pahijshme që ta ekspozosh njeriun që punon nga 15 orë në ditë dhe t’i shqetësosh të tjerët me rrogën time. T’i ekspozosh dukujt që e ka 10 mijë Euro rrogën kjo i bie që askush nuk e shikon punën tënde që ke 3 emisione në atë televizion.

Rroga ime hyn në pjesën e sekretit tim. Nuk di çfarë duhet t’i ekspozohet njeriut më shumë se aq. Jam lakuriq për arsye se ekspozimi i punës time bëhet për 10% të shikuesve.

Këto janë gjëra që janë të pahijshme. Dhe ne meritojmë më shumë se aq se të gjitha këto gjëra që bëjmë ne në botë kushtojnë më shumë se 100 mijë Euro. Unë nuk di kë të padis.

Sot konferencat për shtyp të 3 liderëve, përveç Lulzim Bashës, shqetësimi im është se si i kanë trajtuar këto probleme në konferencën për shtyp. Edi Rama bëri një kërkesë falje publike por ende s’ma ka gjetur fajtorin. Ajo që unë kërkoj është që kush është njeriu që moralisht duhet të ikë nga vendi i punës”- tha Baton Haxhiu.