I biri ndërroi jetë në kopësht, nëna mes lotësh: Nuk dua asgje tjeter, dua vetem drejtën e djalit tim..

141
0

Para dyerve të prokurorisë,  këtë të hënë nëna e 3-vjeçarit që u mbyt në kopshtin privat të Fierit mes lotësh ka rrëfyer se si e ka mësuar lajmin e trishtë se fëmija i saj kishte humbur jetën.

Ajo thotë se e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se djali ishte në gjendje të mirë shëndetësore por më pas kur ka shkuar në spital doktori e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam  vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit.

Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.

Donalda Kodheli ka treguar ndër të tjera se kopshti është hapur.“Sot ky kopshti është hapur, vetëm për shpirtin e atij engjëlli s’duhet ta kishte, kopshti është hapur, nuk dua asgjë tjetër vetëm të drejtën e djalit tim”, tha nëna.