Humb jeten diten e sotme kengetari i njohur

253
0

Këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto humbi jeten diten e sotme në Madrid, ka bërë të ditur menaxheri i tij. Ai ishte 72-vjeç.

“Camilo u shtrua të shtunën në një spital të Madridit pasi u ndje keq”.

“Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto, sapo na ka lënë. Pusho në paqe”, shkruan Guervos në Twitter.

Sesto shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij. Ai ishte një nga zërat më ikonikë në zhanrin muzikor pop-latin të viteve 1970-80. /KP/