Gurë e shkopinj gome, policia përplaset me protestuesit tek Rruga e Kombit (VIDEO)

492
0

Pavarësisht se ka vetëm pak minuta që protesta në Rrugën e Kombit ka nisur zyrtarisht, janë shënuar incidentet e para.

Mësohet se mes policisë dhe protestuesit të cilët kanë bllokuar rrugën ka pasur përplasje edhe fizike.

Kjo për shkak se protestuesit kanë qëlluar me gurë forcat e policisë.

“U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan”,- thanë banorët që kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë raportohet se edhe policia është përgjigjur duke goditur protestuesit me shkopinj gome.

Kjo protestë e paralajmëruar pak ditë më parë mbahet për shkak të taksës së vendosur nga qeveria Rama e cila varion nga 5 në 10 euro.