Grekët “hakmerren” ndaj shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës

550
0

Vrasja e Kostandinos Katsifas u fry shumë në kontekstin nacionalist, nga të dy palët për hir të së vërtetës, çka ngre dyshime se mund të ketë lidhje edhe me kthimet e shumta të shqiptarëve në pikën kufitare të Kakavijës.

Vetëm 5 ditët e fundit janë kthyer në Kakavijë 250 shqiptarë të cilët ishin nisur drejt Greqisë, ku arsyeja kryesore e kthimit mbrapsht ka qenë mungesa e parave të garancisë që duhet për të hyrë në shtetin fqinj.

Një numër i tillë i shtetasve të kthyer në një kohë kur mes dy shteteve ka tension, mund të hamendësohet se kjo është një formë “hakmarrjeje” për 35-vjeçarin e vrarë nga RENEA.

Të pyetur nga “Faxweb” shtetasit e kthyer shprehen se edhe ku dispononin garanci nga pala pritëse iu kërkonin më shumë të ardhura financiare. Vetë ata besojnë se kjo situatë lidhet me ngjarjen e fundit në Bularat.

Po ashtu edhe zv. Ministri i Jashtëm grek, u shpreh sot se edhe negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë do të varen nga hetimet për vrasjen e Kostandinos Katsifas.