Gjykata e nxorri nga shtëpia, shqiptarja vetëvaret në një kasolle

604
0

Një shqiptare që jetonte prej vitesh në Itali është vetëvrarë.

54 vjecarja e ka marrë këtë vendim tragjik pas vendimit të gjykatës për ta nxjerrë nga shtëpia ku jetonteNga dëshpërimi i madh, shqiptarja merr vendimin dhe bën aktin ekstrem, i jep fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në Sperlonga të Italisë, ku një 54-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet me dije, kreu vetërasje pak ditë pasi gjykata kishte vendosur ta nxirrte nga shtëpia ku jetonte me bashkëshortin, me të cilin kishte arritur kulmin mosmarrëveshja e vjetër familjare për çështje trashëgimie.

Ishte burri i saj ai qe e gjeti atë pasditen e së shtunës, të varur në një kasolle që ndodhej në afërsi të banesës se tyre.

Prokurori Giuseppe Miliano, urdhëroi menjëherë kthimin e trupit te shqiptares pranë familjes, për të lejuar mbajtjen e ceremonise mortore. / http://www.albeu.com/shqiperi/gjykata-e-nxorri-nga-shtepia-shqiptarja-vetevaret-ne-nje-kasolle/373050/