Gjithçka për ëndrrën amerikane..

477
0

Emigracioni ka qenë temë kryesore në debatet publike dhe politike në Europë dhe SHBA, sidomos në vitet e fundit.

Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, ose ngritja e gardheve me tela me gjemba në Europën lindore për të frenuar refugjatët nga Lindja e Mesme kanë qenë pa dyshim masat më ekstreme të ndërmarra nga qeveritë e vendeve të ndryshme për t’u përballur me emigracionin e paligjshëm.

Por shpesh, historitë që fshihen pas njerëzve që ndërmarrin një rrezik të tillë mbesin të patreguara. Fotografi John Moore ka ndjekur për thuajse një dekadë emigrantët e paligjshëm nga Amerika Qendrore që duan të futen në Shtetet e Bashkuara, por edhe “stërvitjen” e agjencive ligjzbatuese në SHBA për t’i ndalur ata.

Shfletoni galerinë e fotove për të parë sakrificat që janë në gjendje të bëjnë këta njerëz për të realizuar ëndrrën amerikane.

 

 

topchannel/