Gjesti i bukur i polakëve, karrocat e fëmijëve te tyre ia dhurojne nënave ukrainase. I “harrojnë” në stacionin e trenit..

88
0

Një gjest i bukur në një situatë të vështirë. Polonia është vendi i parë që ka pritur deri më tani mijëra refugjatë nga Ukraina duke i strehuar dhe në shtëpitë e tyre.

Së fundmi, nënat polake kanë lënë karrocat e fëmijëve të tyre në stacionin e trenit ku zbarkojnë çdo ditë refugjatët nga Ukraina.

Kjo për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe lodhjen e madhe që nënat ukrainase po kalojnë me fëmijët e tyre në krahë.

Sipas OKB-së, ka shkuar në mbi 1.5 milionë numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre në 10-ditëshin e fundit, që kur Putini sulmoi vendin e tyre.