Gazetarët që udhëtuan sot me Lasgushin zbulojnë mashtrimin, “Air Albania” është “Turkish Airilnes”

415
0

Debati i ditëve të fundit, për mashtrimin me linjën ajrore “Air Albania”, e cila as më shumë e as më pak, është një vjedhje e logos së “Turkish Airlines”, është “pasuruar” sot me prova fotografike, nga gazetarët që udhëtuan me “Lasgushin” për në Turqi.

Në foto e publikuara nga gazetarët,  “shqiptare” në atë avion ishin vetëm ngjyrat kuq e zi në pjesën e jashtme të tij. Sa i përket pjesës brenda, qeset për përdorim të ndryshëm, mbajnë logon e “Turkish Airilnes”, ndërsa po të mos kuptosh turqisht, mundësia është të vuash nga uria, sepse etiketat mbi ushqime janë në gjuhen turke.