Gatuajini mirë pulat dhe vezët! Konfirmohet gripi i shpendeve, Ministria ben njoftimin urgjent per qytetaret..

59
0

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar rastin e parë të influencës aviare të tipit H5N8. Rasti është konfirmuar në një stabiliment në Durrës, që mbarështon shpendë. 

Më tej, ministria sugjeron që “ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara”.

“Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit për prani në produkte të papërpunuara që hyjnë në zinxhirin ushqimor. Nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit (shpendëve e vezëve).

Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.