Futi 50 euro brenda pasaportës për të kaluar kufirin pa vaksinë, e peson keq shqiptari

135
0

Ka përfunduar keq tentativa e korrupsionit për një shqiptar.

Ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vermicë për shkak se ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë në mënyrë që të kalonte kufirin, pasi nuk kishte dëshminë e vaksinimit.

I dyshuari ka vendosur shumën prej 50 eurove në mes të dokumenteve, duke tentuar kështu të futet nga Shqipëria në Kosovë pa dëshmi të vaksinës anti-Covid.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Kosovë prej ditësh kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid.