Fluturon cmimi i naftes ne vendin tone, ja sa kushton nga sot

386
0

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve, që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00.

Nafta do të shitet me 248 lekë/litri, ndërsa benzina 244 lekë/litri.

Ndërkohë, gazi do të shitet me 90 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.