Fëmija 2 vjeç në koma prej tumorit, teksa do fikeshin pajisjet ndodh e papritura

515
0

Historia e një vogëlushi i cili aktualisht është 4 vjeç është e pabesueshme. Kur ishte vetëm 2 vjeç, vogëlushi u përmend nga koma, pak para se mjekët të fiknin pajisjet që e mbanin në jetë, ndërsa tashmë është zyrtarisht i shëruar.

Dylan Askin, vuante nga një formë e rrallë kanceri në mushkëri. Vogëlushi u shtrua në Royal Hospital të Derby, Britani e Madhe, me probleme të shumta të frymëmarrjes.

Nga analizat u zbulua se mushkëritë e tij kishin dalë jashtë funksionit. Analizat e mëtejshme në Queens Medical Hospital në Nottingham, zbuluan se shkak për këtë dëmtim të mushkërive ishte një kist i madh që mbulonte 80% të tyre.

Diagnoza doli e tmerrshme, një lloj i rrallë tumori në mushkëri i cili prek vetëm fëmijët.

Situata u përkeqësua, kur fëmija mori një ftohje. Ai përfundoi në koma dhe shpresat u shuan, por prindërit e kishin të vështirë të fiknin pajisjet që e mbanin në jetë.

Gjatë ditëve të Pashkës të vitit 2016, mjekët po bëheshin gati që të fiknin pajisjet, por pikërisht në atë moment, prindërit vunë re se makinat po jepnin sinjale jete.

“Ndaloni! Po lufton ende”, ulëritën, ndërsa niveli i oksigjenit nisi të rritet dhe Dylan u përmend, shkruan noa.al.

Pas një periudhe të kaluar në terapi intensive, më në fund vogëlushi u kthye në shtëpi. Dylan iu nënshtrua kimioterapisë deri në korrik 2017, ndërsa tashmë është bërë protagonist i fushatës së organizatës “CLIC Sargent”, e cila ndihmon familjet me fëmijë të prekur nga kanceri.

Nëna e tij, Kerry Askin, duke folur për ‘Daily Mail’, tha se, “Nuk jam shumë besimtare, por besoj se me djalin ndodhi mrekulli”.noa/