Familja nga Tropoja erdhi nga Anglia për pushime, skafi i merr jetën 7-vjeçares në Himarë, zbardhet dëshmia e komisarit Arjan Tase

2
0

Ky që shikoni në foto është Arjan Tase, komisari i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 7-vjeçare.

Menjëherë Tase u shoqërua në Komisariat ku gjatë dëshmisë mësohet të ketë thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tase ka qenë i pezulluar më herët pasi akuzohej për lejimin e kultivimit të kanabisit, por është rikthyer sërish në krye të komisariatit të Himarës.

Ndërkohë, sipas “Ora News” mësohet se fëmija që humbi jetën ishte vajzë, e cila quhej  Joanda, bijë e Bledar Avdisë, lindur e rritur në Angli me origjinë nga Tropoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.