Evropa do të digjet sërish, meteorologët japin alarmin: Ja kur vjen vala e të nxehtit

459
0

Javën e ardhshmë Evropa do të përfshihet nga një valë të nxehti. Sipas parashikimit të meterologëve një valë e re e të nxehtit është nisur drejt Evropës, me temperatura nga 8 deri në 10 gradë Celsius më të larta se që janë zakonisht në mes-shtator në Evropën qendrore, perëndimore, lindore dhe jugperëndimore.

Kjo do të thotë se në Evropë do të kemi temperatura mbi 30 gradë Celsius, përkundër se do të jemi në pjesën e dytë të shtatorit.

“Një anomali e tillë e temperaturave kaq të larta do të thotë se në veri, pra në Gjermaninë veriore e Beneluks temperaturat do të arrijnë 30 gradë Celsius. Në jug, pra në Francë e Itali përfshirë pjesë të Hungarisë, Kroacisë dhe Serbisë, temperaturat do të shkojnë edhe më lartë se 30 gradë Celsius”- Thuhet në parashikimin e SWE.

Temperaturat e larta do ta përfshijnë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, çka u jep turistëve edhe një mundësi të fundit për këtë vit që të pushojnë edhe për disa ditë në bregdetet shqiptare