Eni Cobani sjell të burgosurin me polici në “Shihemi në gjyq” për tu ballafaquar me ….

781
0

Një i burgosur ka dalë ditën e sotme dhe i shoqëruar nga forcat e rendit, ai do të përballet me babin e tij në në rubrikën “Shihemi në gjyq”. I burgosuri Murat Masha dhe ka ardhur nga institucioni ku vuan dënimin dhe ai do të ballafaqohet me babain e tij Besim Mashën, i cili nuk ka shkuar asnjëherë të takojë djalin në burg që prej 3 vitesh.

Murati para 3 vitesh është akuzuar nga Policia dhe nga Prokuroria si dhe dënuar nga Gjykata si autori i një vjedhje më armë, në banesën e një komshiu të tyre, zotit Qemal Dacit. Që nga ajo periudhë e deri më sot, zoti Besim nuk është takuar me djalin dhe është në hasmëri dhe më familjen e Dacit. Murati është dënuar me 7 vite e gjysëm burg.