E trishtë/ 10-vjeçari shet misra të pjekur për të blerë libra

367
0

Kushdo që kalon në aksin Burrel – Tiranë është e pamundur që të mos e ketë parë në rrugë një fëmijë 10-vjeçar, në vendin e quajtur “Ura e Karicës”. Ai është i mitur, por mundohet që të sigurojë të ardhura për familjen e tij, e mbi të gjitha për veten, pasi pas dy ditësh duhet të shkojë në shkollë.

Olgerti thotë se del në rrugë çdo ditë në orën 8 të mëngjesit e kthehet në shtëpi në orën 19:00, duke sfiduar motin e nxehtë, por edhe vetminë që duhet ta shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Gjendja e vështirë ekonomike në familje e ka detyruar këtë të mitur që të mendojë vetë për të siguruar paratë e librave dhe rrobave, që i duhen për vitin e ri shkollor.

I veshur me këpucë të grisura, Oligerti shpreson që dikush të ndalet dhe të blejë një misër që do t’i sillte pak para në xhepin e tij.

Shembulli i Oligertit duhet të jetë një motivim për të tjerët, e një shembull për fëmijët e të pasurve, se cila është jeta e vërtetë e një të varfëri.