E papritur/ Rama e inauguroi para zgjedhjeve, ndërpriten fluturimet nga Aeroporti i Kukësit

137
0

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar të Kukësit janë ndërprerë.

Dy kompanitë ajrore “Air Albania” dhe “Helvetas” nuk kanë programuar fluturime të tjera dhe sipas drejtorit të aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e fluksit të fluturimeve apo edhe udhëtarëve për sezonin e dimrit.


Fluturimet pritet të rinisin në fund të muajit shkurt, që sipas drejtorit Progonati, pritet të shtohen me dyfish apo trefish të tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve të tjera.

Megjithëse nuk ka fluturime, në aeroportin e Kukësit punohet cdo ditë me kapacitet të plotë të punonjësve, pasi sipas drejtuesve ka punë të tjera që kane të bëjnë me mirëmbajtjen në aeroport.

Drejtori thotë se aeroporti i Kukësit është certifikuar që ditën e parë dhe s’ka vend për spekulime rreth procesit apo operacioneve të fluturimit, duke nënvizuar se është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Aeroporti i Kukësit nisi operacionet e fluturimeve në datën 9 qershor të këtij viti me dy kompani ajrore, “Helvetas” të Zvicrës dhe “Air Albania” të Shqipërisë me destinacionet Zyrih dhe Stamboll