E ka emrin Recep Tayyip Erdoğan, i riu: Kur e mori vesh Presidenti turk ja cfare më bëri…

618
0

Një i ri turk ka të njëjtin emër me presidentin Recep Tayyip Erdo?an.

Duke thënë se është shumë i lumtur që është emnak me presidentin Recep Tayyip Erdo?an, 24-vjeçari madje thotë se edhe babai i tij mban të njëjtin emër me babain e Presidentit, Ahmet Erdo?an.

“Kur kam lindur në tetor të vitit 1998, presidenti ynë ishte dënuar me burg gjatë kohës që ka qenë kryetar i Bashkisë Metropolitane të Stambollit”.

Dhe ai tregon se ka shumë që nuk e besojnë.

“Kur shkova në spital për të bërë një test për coronavirusin, personi që më caktoi terminin, pa emrin tim në sistem dhe tha: ‘Mendoj se kam futur gabim numrin e ID-së’. Ai më kërkoi numrin tim të identifikimit dhe hyri përsëri në sistem dhe kur ndeshi përsëri emrin e Recep Tayyip Erdo?an, ai tha: ‘Unë mendoj se ka pasur përsëri një gabim’. Më pas më kërkoi kartën e identitetit, u habit shumë kur pa emrin tim atje. Ndeshem shpesh me situata të tilla”.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se mori pjesë në programin ku presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me të rinjtë në Trabzon.

“Kur presidenti ynë dëgjoi emrin tim, më trajtoi me aq sinqeritet saqë sikur të isha rritur me të prej vitesh”.