‘Dorëzoja Ukrainën Rusisë, shpeto jeten e njerezve’! Kush është kryeministri që i kërkoi Zelenskyt të marrë këtë vendim

541
0

Deri më tani janë zhcvilluar 3 raunde bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës. Me përjashtim të korridoreve humanitare, asgjë tjetër nuk ka pasur përparim. Të dy palët qëndrojnë në llogoret e tyre.

Sipas raportimeve të “Jerusalem Post”, duke cituar burime nga qeveria e Kievit, kryeministri izraelit Naftali Bennett i ka rekomanduar presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky të pranojë ofertën e Vladimir Putin për t’u dorëzuar për t’i dhënë fund luftës. “Nëse do të isha në vendin tuaj, do të mendoja për jetën e njerëzve të mi dhe do të pranoja ofertën,” mendohet te kete thene Bennett.

Zelensky ka refuzuar, duke thënë se propozimi përfshinte shumë sakrifica për ukrainasit, të cilat ai nuk është gati që ti pranojë. “Ne nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë. Ne e dimë se oferta e Putinit është vetëm fillimi”

Zyrtarët ukrainas besojnë se përfshirja e Bennett në përpjekjet diplomatike vjen ky angazhim i kryeministrit izraelit vjen nga fakti për të mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me pushtimin rus nga frika se ai do të dëmtonte lidhjet e Izraelit me Rusinë.

Në ditën e 17-të të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse po i afrohen Kievit dhe po shtojnë sulmet e tyre ndaj qyteteve të tjera kyçe në Ukrainë.