Donaldi thur plane kundër Ilirit: Nuk shkoj në finale unë me persona që nuk e meritojë

161
0

Donaldi pas daljes së Trixës po rri më shumë me Beniadën. Thuajse shumicën e kohës dje dhe ditëve tjera e kanë kaluar së bashku në kuzhinë.

Ai shpesh shprehet edhe lirshëm me të rreth situatave brenda në shtëpinë e Big Brother Vip. Por dje ai është shprehur i revoltuar duke i thënë Beniadës se nuk e sheh veten në finale me njerëz që nuk e meritojnë.

Ai nuk dha detaje e as emër për kë e ka, por përveç Ilirit ai i ka raportet e acaruara edhe me Einxhel, kurse me Arjolën nuk është edhe shumë i afërt.