Donaldi bën deklaratën e fundit për Trixën: ‘Nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri’

65
0

Beatrix Ramosaj, mbrëmjen e gjysëmfinales së “Big Brother Albania Vip”, vendosi të mos shkojë për të darkuar me Donaldin dhe banorët e tjerë të shtëpisë. Shkak për këtë u bënë disa shaka nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi ku u përmend Bora Zemani dhe Beatrixa. Të gjithë banorët e pranishëm i morën me mjaft humor këto shaka dhe qeshën, duke përfshirë këtu edhe Donaldin. Por, mesa duket këto batuta duket se nuk i pëlqyen këngëtares, e cila sipas burimeve është larguar për disa ditë nga Shqipëria.

Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës por ai nuk e mendon kurrësesi se ajo është larguar jashtë vendit për pushime. Në një bisedë mes Einxhel, Beniadës dhe Donaldit, ky i fundit u shpreh se nëse është e vërtetë se Trixa nuk ndodhet në Shqipëri këto ditë, atëherë ai nuk do t’i flasi më.

Einxhel: Mund të mos jetë fare në Shqipëri Triksa.

Donaldi: Më fiksove ti me këtë, të mos jetë në Shqipëri.

Beniada: Edhe për mua nuk është në Shqipëri.

Donaldi: Thua? Unë nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri.