Do t’ju vijë derë më derë.. Rama tregon cfare do te ndodhe keto dite

1740
0

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar formularin që do i shkojë çdo familje shqiptare, si një pyetësor për çështjet aktuale të vendit.

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët, kreu i qeverisë tha se ky formular do të plotësohet sipas dëshirës dhe në të do të ketë pyetje, për ekonominë e vendit, integrimin në BE apo sistemin në Drejtësi.

 “Dua të theksojë që këtë vit duam komunikim me njëri tjetrin. Ne të dëgjojmë opinionet e njerëzve. Ka nisur procesi do filloni pak nga pak të merrni letrën e këshillimit kombëtar. Këshillimi i parë kombëtar që qeveria organizon për të marrë mendimin tuaj. Me ekonominë, me punën, kanë të bëjnë me drejtësinë, me integrimin në BE.

Është një formular i thjeshtë dhe anonim. Cdo familje do marri një formular. Dhe do plotësohet lirshëm për të marrë një opinion tërsor. Qëllimi është që këto përgjigje të jenë sa më shumë shprehje e një mendimi me njerëzit. Dëgjim pak më të thelle me njerëzit. Pa asnjë obligim thjeshtë kontribut”,- tha Rama.