Do të japësh dorëheqjen? Rama lë pa fjalë gazetarin me këtë përgjigje

267
0

Kreu i qeverise Edi Rama ka konfirmuar se askush nga qeveria nuk jep dorëheqjen pas publikimit të database e pagave.

Rama tha se skandale të tilla kanë ndodhur edhe në Amerikë dhe nuk e ka kërkuar dhe nuk e ka dhënë njëri dorëheqjen. 

“Që të jemi shumë të qartë, SHBA-së i dolën në rrugë të gjitha sekretet, nuk di të ketë pasur ndonjë dorëheqje. Kështu që tjetër është kur gjërat ndodhin si rezultat i një dështimi të sistemit ose si rezultat i një vepre sikur ishte rasti i të ndjerit Klodian Rasha dhe komplet tjetër kur gjendemi përpara sulmeve”, tha Rama.