Dalin përgjimet mes babait të Alvin dhe nënës së tij. Ja çfarë i tha ajo në bisedën e fundit

3310
0

Në Siri Valbona Berisha, e ëma e Alvinit e mori të birin me vete ndryshoi emër për vete dhe për të dhe u martua aty me një shqiptar, ku pati edhe një djalë tjetër.

Raportohet se ata të tre humbën jetën kur po udhëtonin me makinë. Aty mbeti i dëmtuar në këmbë dhe Alvini, .

Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka siguruar disa përgjime nga Carabinierët, ku Alvini ka folur dy herë me babanë në telefon.

“Ajo është e veshur si ninja”, i thoshte Alvin babait për nënën e tij. Më pas, Alvini i kishte thënë të atit se donte të vinte në shtëpi dhe të ikte në shkollë.

“Këtu ka aeroplanë që lëshojnë bom ba”, i ka thënë më tej Alvini të atit. “Unë i thash asaj le të shkojmë tek babi sepse duhet të shkoj në shkollë. Por ajo nuk do më lejojë”, vazhdonte vogëlushi.

Afrimi Berisha ka treguar se ka mundur të flasë në telefon me Valbonën, kur ai i tha ta kthente djalin mbrapsht, ndërsa ajo i ishte përgjigjur: “Për të ikur nga kjo botë kemi gjithsesi”,