‘Bukën tuaj e paguajmë ne’, plas keq në Opinion: Shiko ç’ke veshur, sikur jeton në Hënë!

874
0

Një debat i ashpër ka nisur mes ekonomistit Pano Soko dhe analistit Baton Haxhiu për protestën e zhvilluar në Tiranë për rritjen e çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Me tone të ashpra, Soko tha se bukën e tyre e paguajën ata ndërsa Haxhiu i përmendi veshjen dhe i tha se duket sikur jeton në Hënë për shkak se nuk e sheh që në shesh janë mbledhur qytetarët për koncertin e Malumës.

Baton Haxhiu: Ti o vëlla sikur je në Hënë. Kush ta jep të drejtën kur je në krizë të bësh protestë

Pano Soko: Kush ma heq të drejtën. Ti ma heq mua të drejtën për bukën e gojës.

Baton Haxhiu: Shiko cfarë ke veshur.

Pano Soko: Ju hani bukën, orizin e vajin që jua paguajmë ne

Baton Haxhiu:  A e ke parë Tiranën sot në mbrëmje. Kur protesta jote është për bukën e gojës, 11 mijë veta janë tek Maluma.

Pano Soko: Pse aq është Shqipëria?