Bie cmimi i Bitcoin pasi Rusia sulmon Ukrainën, shikoni sa ka shkuar

229
0

Çmimi i bitcoin ra nën 35,000 dollarë herët të enjten pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës.

Bitcoin tregtohej me 34,969 dollarë që nga ora 01:22 e mëngjesit të sotëm, sipas CoinMarketCap. Kjo është një rënie prej më shumë se 8% krahasuar me një ditë më parë.

Kriptomonedha më e vlefshme në botë ra nën 40,000 dollarë gjatë fundjavës dhe ka vazhduar të bjerë ndërsa kriza në Ukrainë intensifikohet.