Basha reagon papritur pas protestës: Lajmi i mirë është se..

140
0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas protestës së sotme në selinë blu nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pasi iu tregoi dëmet gazetarëve, Basha tha se ai e kishte paralajmëruar këtë që ndodhi sot, duke e quajtur këtë ditë një ditë tragjike.

Dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë dhune dhe pushtimit nga Sali Berisha. Ishte paralajmëruar si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal. Sikur e kam thënë prej kohësh, ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese, e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajmi i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës.

Sikur e kanë braktisur gjatë gjithë këtyre muajve. Pra lajmi i parë i mirë është braktisja totale. Dëshpërimi ishte në shprehjen e fytyrës së një njeriu që ka pasur sot ditën e fundit politike në Shqipëri. Asnjë nga dy objektivat që i kishte vendosur vetes nuk u plotësuan. Ne ishim për një mbledhje që ka të bëj me organizimin e PD por fatkeqësisht u ndeshëm me një çorganizim”-tha Basha.