“Askush nuk e di sa do zgjasë” Paralajmerimi i forte i Rames: Përgatituni për..

49
0

Në një konferencë për mediat këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një Komiteti të Posaçëm Ndërministror për përballimin e pasojave të luftësn në Ukrainë.

Ndër të tjera Rama tha se duhet të përgatitemi edhe për situata dramatike të furnizimeve me energji dhe nafte.

“Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në treg të lirë që ngre çmime apo që ul çmime të mallrave të konsumit. Është tregu dhe tregu është super i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave të të gjitha natyrave dhe jo më ndaj një lufte.

Europa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vendi nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera ku aspekti ekonomik është themelori, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë agresionin dhe agresorin. Duhet të jemi të vetëdijshëm se në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim përpara fillimit të luftës dhe duhet të përgatemi për çdo skenar.

Askush nuk e di sa do zgjasë kjo luftë që do të thotë se jemi në të njëjtat kushte të së panjohurës siç ishim me luftën tjetër që ende s’ka mbaruar, me pandeminë, kur nuk dinim kohëzgjatjen, zhvillimet. Për këto arsye kemi krijuar komitetin special. Për këtë arsye jemi ulur qysh në ditën e parë të nisjen së kësaj katastrofe për të përgatitur skenarët e mundshëm, nga skenarët më të thjeshtë deri tek skenarët më të vështirë.

Skenari më i vështirë është që duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për situata shkurtimesh dramatike të gjithë furnizimeve me energji apo me naftë. Duhet të përgatitemi dhe për këtë. Duhet të jemi të qartë që edhe kjo mund të vijë edhe pse ky mund të jetë skenari më dramatik”,-tha Rama.