Arrestohet vajza shqiptare, ja cfare deklaruan dy shoqet e saj italiane

276
0

Shoferja 22-vjeçare e fuoristradës u arrestua pasi dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, megjithatë ekspertët ende nuk i kanë mbyllur hetimet per aksidnetin.

Ne aksidentin e dites se djeshme u lenduan edhe dy shtetaset italiane Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali, të cilat ishin pasagjere në fuoristradë.

Në dëshminë e parë, për rrethanat e aksidentit ku humben jeten 5 persona, ato mësohet se kanë shfajësuar shoqen shqiptare.

Vajzat italiane citohen të kenë deklaruar se ishte drejtuesi i furgonit që e mori kthesën gjërë dhe se shoqja e tyre që po drejtonte fuoristradën frenoi për të shmangur përplasjen. Por makina rrëshqiti nga lagështia.