Analisti kundër vendimit të SHBA për Berishën: Duhej filluar Rama i ka bërë 10-fish më keq ketij vendi

118
0

Analisti Andi Bushati ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ëështë kundër vendimit të SHBA për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij nëse do të duhej të vihej drejtësi në Shqipëri, duhej filluar nga nëkati më i madh, që sipas tij ështe Edi Rama,për të cilin Bushati tha se ka bërë 10 fish gjëra më të këqija se Berisha.

Pyetje: Pse jeni kundër vendimit për Berishën?

Berisha ka bërë shumë më tepër sesa thotë Blinken, por Rama ka bërë 10-fish. Nëse do të vihej drejtësi në Shqipëri, duhej filluar nga mëkati më i madh. Sot Berisha po goditet për ti çuar këta në këtë gjendje që janë dhe për të vjedhur më lehtë Rama”, tha Bushati.