Ambasadorja amerikane bën lëvizjen që askush se priste. Pritet bujë e madhe! Nëse Berisha merr drejtimin e PD, Amerika..

233
0

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë pak orë para konferencës për shtyp që ka paralajmëruar ish-kryeministtri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme në Hotel Rogner. Sot, Berisha ka afatin e fundit për të dozëruar firmat për mbledhjen e Kuvendit kombëtar.

Në një intervistë për Top Channel, Kim ka qenë e drejtpërdrejt kur ka thënë se nëse Sali Berisha merr drejtimin e Partisë Demokratike, Amerika do të shkëpusë marrëdhëniet me këtë parti. Diplomatja e lartë e SHBA ka pohuar se Amerika njeh si kryetar të PD Lulzim Bashën.

Pyetje: Çfarë ndodh në marrëdhënien tuaj me PD nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur.

Pyetje: A e mbështet SHBA kryetarin e PD, Lulzim Basha?

Ambasadorja Yuri Kim: Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë.