Aktori i njohur në zi, i vdes nga kanceri djali i vogël

519
0

Djali i aktorit dhe komedianit të famshëm, ka ndërruar jetë në moshën 2-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ka qenë vetë artisti Rob Delaney, ai që ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Unë do të përpiqem që të mos çmendem nga pikëllimi. Kaluam kaq shumë aventura të mrekullueshme së bashku”, shkruan Delaney.Henry i vogël u diagnostikua me kancer në vitin 2016, pak kohë pas ditëlindjes.

Aktori 41-vjeçar tha se në atë kohë djali i tij vuante nga të vjellat e vazhdueshme dhe humbja e peshës.

Pasi u vizitua mjekët zbuluan tumorin, dhe vogëlushi i’u nënshtrua një operacioni për ta hequr. /k.k/noa.al/