A është ai babai i fëmijës? Eni Çobani bën live në studio telefonatën e pazakontë

220
0

Nëna ka thirrur në seancë ndërmjetësimi të birin në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan pasi mendon se nuk ka bërë sa duhet për të ruajtur familjen nga ndarja.

Pas akuzave të Fatjonit për tradhti ndaj ish-bashkëjetueses për tradhti dhe rrëmbimin e fëmijës, ka ardhur reagimi i familjarëve të ish-partneres. Në lidhje telefonike ka qenë zonja Ylldiz, mamaja e Dorinës.

Ylldiz: Ai babai që po e kërkon sot ka një vit e ca që ishte larguar ka qenë në Zvicër.

Eni Çobani: A ka mundësi të më thoni se ku ndodhet fëmija i vogël sot si gjyshe që jeni?

Ylldiz: Unë nuk të them asnjë gjë. Përderisa gjërat kanë ardhur deri këtu pa dijeninë tonë…

Eni Çobani: Dijeni keni pasur, vajza juaj ka pasur…

Ylldiz: Nuk është nevoja për t’u nervozuar. Ne duhet të flasim si njerëz…

Eni Çobani: Si njerëz po flasim…Unë po të kërkoj adresën e vajzës tuaj dhe juve nuk e jepni, apo jo?

Ylldiz: Sot për nesër nuk bëhen gjërat…

Eni Çobani: Sot për nesër dhe tani për tani patjetër që bëhen sepse është interesi i një fëmije të vogël dhe jo interesi juaj zonjë. Këtu flitet për të birin e këtij djalit që ndodhet këtu. Të të bëj një pyetje: Është babai ky apo jo? Fatjon Arizaj a është babai?

Ylldiz: Zonja Eni faleminderit.

Eni Çobani: Faleminderit dhe juve që nuk jepni përgjigje se kush është babai i fëmijës, të cilin vajza juaj e ka mxjerrë jashtë Shqipërie.