19-vjeçarja nxjerr veten në shitje për një arsye që të rrëqeth trupin

487
0

E rritur në familje mesatare, Cao Mengyuan ka shkruar se nuk mund të grumbullojë para të mjaftueshme për kancerin e së ëmës kështu që ka treguar se e ka nxjerrë veten në shitje.

19-vjeçarja ka shkruar se operacioni kërkon 41 mijë paund dhe tani po kërkon “blerësin” me shumën më të madhe dhe ai do të mund të vendosë së çfarë do të kërkoj në këmbim.

Sipas Daily Mail adoleshentja ka pranuar një “ofertë bujare” duke grumbulluar të tëra paratë, por që s’është bërë e ditur se çfarë do të kërkojë personi nga ajo.

E ëma e saj është diagnostifikuar me kancer të lëkurës dhe mjekët kanë thënë se operacioni është rrugëdalja e vetme për të shpëtuar.

Postimi është shpërndarë me mijëra herë dhe ka marrë komente ku shumica kishin shprehur përkrahjen për të.