10 vendet më të mira në botë për të rritur fëmijët

763
0

Nëse po mendoni të bëheni prindër së shpejti apo jeni duke pritur një fëmijë, vendi më i mirë për të rritur fëmijë në vitin 2018 është Danimarka, sipas raportit të përvitshëm “Best Countries” të U.S. Neës & World Report. Suedia ka qenë në krye të këtij klasifikimi për dy vjet me radhë.
Në mënyrë që të ndihmojë njerëzit se si perceptohen shtetet në një shkallë globale, u pyetën më shumë se 21,000 persona për të vlerësuar 80 vende sipas 65 atributeve. Ndër to ishin ndikimi ekonomik, fuqia, cilësia e jetës që të gjitha ndikuan në përcaktimin e suksesit të një vendi si shtet modern.
Për të përcaktuar se cilat ishin vendet më të mira për të rritur fëmijë, studiuesit analizuan tetë faktorë: kujdesi për të drejtat e njerëzve, familja, barazia gjinore, lumturia, barazia në të ardhura, niveli i sigurisë, sistemin arsimor publik të mirëzhvilluar dhe sistemin ndaj kujdesit shëndetësor të mirëzhvilluar.
Klasifikimi është pjesë e një projekti analitik të quajtur 2018 Best Countries Report, i cili zhvillohet për të tretin vit radhazi nga Wharton School of the University of Pennsylvania dhe Y&R’s BAV Group.
“Raporti i vendeve më të mira flet për ndikimin që imazhi i një vendi mund të ketë në prosperitetin ekonomik dhe në perceptimin e pozicionimit të tij në botë” – tha në një deklaratë profesori i marketingut të Wharton, David Reibstein
Ja cilat janë 10 vendet më të mira për të rritur fëmijë në vitin 2018 sipas U.S. News & World Report:
10.Austria
9.Australia
8.Zelanda e Re
7.Zvicra
6.Holanda
5.Kanda
4.Finland
3.Norvegji
2.Suedi
1.Danimark

/living/