Shi me “bereqet” per Shqipërinë, ja cfare ka ndodhur brenda dy ditëve me prurjet në Kaskadën e Drinit.

590
0

Reshjet e dy ditëve të fundit kanë qene ‘bereqet’ nga Zoti per Shqipërinë. Prurjet në Kaskadën e Drinit janë dhjetefishuar duke ngritur nivelin e liqeneve.

Nderkohe KESH ka shitur energji në ditët e para të prillit. Reshjet intensive të shiut kanë shtuar prodhimin e energjisë në vend duke bërë që në kaskadën e Drinit rezerva energjitike të arrijë në 350 GWH  nga 313 GWH  që ishte para dy javëve .

Për të menaxhuar energjinë e prodhuar  ditët e fundit Korporata elektro-energjitike ka hapur tender për të shitur energji për datat 1 dhe 2 prill.

Sipas dokumentave rezulton se ka shitur rreth 11 mijë e 800 MËH me një çmim mesatar prej 150 euro megavatori. Të njëjtën sasi  rezulton se e ka para- blerë para disa ditëve  për të furnizuar vendin.

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:

Prurjet natyrore në kaskadë janë :

– HEC Fierzë 800 m3/s

– HEC Koman 650 m3/s

– HEC Vau i Dejës 120 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 263.12 mmnd, Hec Koman 173.10 mmnd, Hec Vau Dejës 74.80 mmnd Prodhimi ditor në të tre HEC-et është :

15,993 MWh (ditor)

Rezerva Energjitike është :

350GWh

Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.