“Zoti ekziston”, fjalët e një mjeku pasi bëri autopsinë e një të vdekuri

“Zoti ekziston”, fjalët e një mjeku pasi bëri autopsinë e një të vdekuri

“Dje shkova në klinikën mjekësore të ekzaminimit dhe mora pjesë në autopsinë e dytë përgjatë praktikës time si mjek. Vëzhgova në heshtje teksa iu bënë prerjet kufomës dhe iu hoqën organet me radhë para syve të mi. Mbeta pa lëvizur për një kohë të gjatë, duke reflektuar thellë rreth asaj që po shihja.

Do të doja të ndaja me ju atë çka ndjeva ato çaste me zemër, me mendje e me shpirt:

Zoti ekziston. Ai na ka krijuar ne të gjithëve. Ka krijuar çdo ligament, çdo tendinë, çdo muskul e çdo qelizë në imtësi dhe në perfeksion.

Ekzistenca në këtë botë është një dhuratë e brishtë dhe e përkohshme.

Të gjithë jemi njëlloj, në çdo qelizë, në çdo venë, në çdo nerv, në çdo organ e në çdo kockë. Kuptojeni këtë të vërtetë! Vetëdijësohuni për Krijuesin, njihuni me krijimin dhe jetoni në harmoni!

Shumë prej nesh e jetojnë jetën me një ritëm të shfrenuar, të zhytur në punë e në argëtime, duke harruar se një ditë, rrugëtimi ynë mbi këtë tokë do të marrë fund.

Shumë prej nesh e kalojnë jetën duke u marrë me gjëra që s’ia vlejnë, me zënka e debate të pavlera, me urrejtje, mëri, mburrje, lakmi, grykësi e arrogancë. Çlirohuni prej këtyre gjërave!

Harrojini të gjitha! S’kanë pikë rëndësie! Jetojmë në një botë që është e fiksuar pas të rinuarit, e për pasojë mundohet të gjejë vazhdimisht mënyra për ta shmangur vdekjen. Nuk flitet për të. Nuk mendohet për të. Hiqemi sikur ajo s’do të ndodhë kurrë. Të paktën jo neve, ose jo të dashurve tanë.Jetojmë në një botë të çmendur e të fiksuar telefonash.

Na duhet vetëm një sekond për t’i telefonuar apo për t’u shkruar njerëzve. Gjeni kohë për të shtrenjtët tuaj, thuajuni se i doni e se ju merr malli për ta. Një gjë e tillë do të vlejë shumë, veçanërisht nëse kjo e sotmja është dita juaj e fundit.

Vdekja është padyshim e frikshme, por ajo na bën të jetojmë një jetë të kuptimtë. Çdo ditë që na jepet, është bekim për ne, është një thesar i çmuar. Tregohuni mirënjohës!

Flisni me Zotin! Mos i ikni vdekjes, por përgatituni për të! Mos grumbulloni më kot gjëra që nuk zgjasin! Gjërat materiale nuk do të na shërbejnë për asgjë. Të gjithë do të ikim nga kjo botë ashtu siç erdhëm: të zhveshur e të vetëm.

Bëni mirë! Bëni mirë sa të mundeni! Mbani lidhje të vazhdueshme me Zotin, flisni me njerëzit dhe buzëqeshni pa kursim. Dashuroni dhe bëni një jetë me kuptim! Lini pas gjurmë të mira, në mënyrë që njerëzit t’ju kujtojnë edhe pasi rrugëtimi juaj në këtë botë të ketë mbaruar.”

Comments

comments

Related Post