Veprimi i 5-vjeçarit të prekur nga autizmi, bën nënën e tij të shpërthejë në lot…

497
0

Po bën xhiron e rrjetit fotografia e një nëne duke qarë, e ulur pas fëmijës së saj të prekur nga autizmi.

Shanna Niehaus nuk mund t’u besojë syve; përpara saj, i biri, Kaiona, të cilin ajo për disa vite nuk ka mundur ta prekë, ta përqafojë, ta lajë lirisht, mbështetet te qeni i tyre, të cilin e ka marrë pikërisht për të krijuar një marrëdhënie të afërt me djalin.

“Si nënë kam përjetuar shumë momente të vështira e të dhimbshme me tim bir e për këtë kam qarë shpesh, por këtë herë qava për një arsye tjetër. Është një moment i papërshkrueshëm!” – shprehet Shanna në postimin e saj në Facebook, ku përshkruan momentin më emocionues të jetës së saj me të birin.

Qenin e racës Labrador ajo e ka marrë për Kaiona-n falë organizatës “4 Paws For Ability”, e cila ofron qen asistence për fëmijët e prekur nga autizmi dhe për veteranët e luftës që kanë humbur përdorimin e gjymtyrëve apo të dëgjimit. /Blitz.al/